BotaLajme

Si mbrohet presidenti i Amerikës

Kur presidenti Barack Obama shkeli në tokën britanike, një operacion masiv sigurie, i parapërgatitur prej muajsh, ishte në zbatim e sipër.

Mbretëresha ka pritur qindra liderë të huaj, por askush nuk është si presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe nga vizitorët e tjerë, presidenti ka mjetet e tija të transportit, që do të thotë se ai nuk do të shfaqet në autokolonën mbretërore, por do të qendrojë brenda makinës së fortifikuar, të njohur si “Bisha”.

Obama udhëton bashkë me këshilltarët e tij politikë, agjentë të shërbimeve sekrete dhe automjete “high-tech”, që në tërësi janë rreth 500 persona.

Ja dhe detajet e planit të sigurisë që mbron shefin e parë me ngjyrë të Shtëpisë së Bardhë:

Pararoja – shumë punë është bërë para mbërritjes së presidentit nga agjentë të shërbimeve sekrete të ambasadës amerikane në Londër. Bashkë me autoritetet britanike, grupi i agjentëve amerikanë ka kontrolluar vendet ku do të ndalojë zoti Obama dhe identifikuar zonat ku siguria mund të jetë më e cënueshme.

Nga ajri
– helikopterët e tipit “VH-3D” drejtohen nga pilotë të marinës amerikane. Ata fluturojnë gjithmonë në grup, në mënyrë që të shërbejnë si karem. Këta helikopterë janë në gjendje të lëshojnë sinjale me drita dhe të devijojnë raketat që ndjekin nxehtësinë. Gjithashtu, ata janë të pajisur me dy motorë dhe mund të përballen me sulmet tokë-ajër dhe ajër-ajër. Britanikët në këtë rast janë përgjegjës vetëm për pastrimin e hapësirës ajrore.

Nga toka
– përmasat e autokolonës me motorë do të ndryshojnë në vartësi të rreziqeve të vizitës, por gjithmonë do të jenë të pranishme disa dhjetra automjete, përfshirë ato që do të shërbejnë si karem. Makinat dhe motorët e policisë britanike do të udhëheqin rrugën për të siguruar itinerarin dhe do të ndiqen nga makinat e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat do të mbështeten nga makinat për rastet emergjente dhe një autoambulancë. Tre deri në katër makina do të rrethojnë limuzinën e blinduar, “Bisha”, një “Kadillak” i modifikuar dhe i cilësuar si automjeti më i sigurtë i planetit, me një kosto prej 300 mijë dollarë.

Ushqimi dhe shëndeti – Një grup kuzhinierësh përgatisin gjithë ushqimin e tij, përvec atij që shërbehet në rastet zyrtare. Gjithashtu, një grup mjekësh personalë shoqërojnë presidentin, të pajisur me një sasi gjaku rezerve të grupit të tij AB. Ndërsa autoritetet britanike, nëse do të jetë nevoja, do të vendosin në dispozicion ekipe të posacme për raste traumash dhe autoambulanca.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button