DashuriaEdukata Seksuale

Si ndikojnë narkotikët në aktin seksual?

dashuriaE vështirë është të thuhet se a përmirësojnë apo e përkeqësojnë narkotikët seksin, sepse raporti varet vetvetiu nga shumë faktorë.

Alkooli
Alkooli shkakton zgjerimin e kapilareve të vogla nëpër trup, andaj te meshkujt mund të ndikojë në ereksion dhe në penetrim, sepse në penis arrin gjak të mjaftueshëm.
Te femrat mund të krijojë lagështi të pamjaftueshme të vagjinës, gjë që është shumë e pakëndshme dhe mund të shkaktojë dhembje gjatë penetrimit. Koordinimi, balancimi dhe përqendrimi çrregullohen prishur, ndërkaq për aromën e keqe as që duhet të flasim.

Marihuana
Marihuana forcon ndjenjat, posaçërisht ndjeshmërinë e prekjes. Tregimeve të shumta për seks të gjatë nën ndikimin e marihuanës nuk duhet besuar për shkak se THC-ja ndryshon perceptimin e kohës. Seksin shumë lehtë mund ta pengojnë sulmet e shpeshta të të qeshurit dhe humbja e përqendrimit, ndërkaq dëshira për kënaqësinë mund të zëvendësohet me dëshirën për epshin.

Ekstazi
Nën ndikimin e kësaj droge shfaqen ndjenjat e dashurisë, ndërkaq dëshira për prekje është shumë e fuqishme. Personat të cilët marrin ekstazi lehtë mund të hyjnë në marrëdhënie intime me personat e tjerë, sepse kjo gjë në ato momente u duket normale. Ato ndjenja shpesh nuk çojnë deri në vetë aktin seksual, sepse te meshkujt ajo drogë shkakton impotencë. Shpesh shkakton edhe dehidrimin gjë që vështirëson puthjen, paralojën dhe në fund rezulton me mungesë të marrëdhënies seksuale.

Kokaina
Kokaina dhe stimulanset e tjera shtojnë dëshirën seksuale, libidon, ereksionin dhe arritjen e lehtë të orgazmës. Në sasi të mëdha mund të jetë shumë frustuese, sepse tronditja është tepër e madhe, ndërkaq shfaqet edhe pamundësia e arritjes së orgazmës. Është e njohur që kokaina është anestetik lokal, andaj disa e përdorin gjatë vetë aktit seksual. E vënë në organin gjenital në mënyrë që të ulin ndjeshmërinë dhe në atë mënyrë të zgjasin kohën e seksit deri te orgazma.

LSD-ja
Halucinogjenët, siç është p.sh. LSD-ja apo “kërpudhat e çmendura”, nga të gjitha drogat më së shumti ndryshojnë përjetimin e botës. Shkaktojnë halucinacione të ndryshme vizuale dhe dëgjimore dhe një paletë të ndjenjave të ndryshme, nga euforia deri te frika. Për shkak të efektit të theksuar subjektiv dhe të paparashikuar, është shumë e vështirë të thuhet se si ato droga ndikojnë në vetë aktin seksual.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button