Si shpëtoi nga vdekja?
Është njëra nga supermodelet më të suksesshme në botë, por karriera e Petra Nemcova-s për pak sa nuk përfundoi para shtatë vjetësh, kur ka qenë viktimë e cunamit të tmerrshëm, i cili e goditi Tajlandën.
Modelja për tetë orë është mbajtur për palmën, derisa valët shkatërronin çdo gjë përreth.
Vdekja e të fejuarit, ia shtonte dhimbjen
Kur arriti në spital, mjekët kanë thënë që për shkak të lëndimeve nuk mund më të ecë. Edhe më shumë ia shtonte dhimbjen lajmi që i fejuari i saj, fotografi britanik Simon Atlee ka vdekur.
“Në momentin kur mendoja që jeta ime është e përkryer, cunami e shkatërroi. Kam qenë me njeriu të cilin e doja, ndërsa pushimin romantik e filluam një ditë pas krishtlindjeve”, tha çekja 32-vjeçare.
E vetmja gjë e pazakontë atëherë, ajo thotë, është momenti kur deti përnjëherë është tërhequr. Disa minuta pas kësaj shikoi nga dritarja dhe e pa murin gjigant nga uji.
“Në momentin kur isha e sigurt se do të vdisja ndihesha plotësisht e bekuar. U pajtova me vdekjen”, e rikujtoi këtë moment të tmerrshëm Petra.
Me orë ishte kapur për palmë
Uji e kishte bartur për një kohë, dhe pastaj arriti të kapet për një palme dhe me orë e kishte pritur shpëtimin në gjendje gjysmë të vetëdijshme. Të fejuarin për herë të fundit e pa në kulmin shtëpisë në të cilën ishin duke qëndruar.
“Kam menduar se do të shpëtoj, pasi që ka qenë notues më i mirë se unë. E tha me zë të lartë emrin tim, e unë të tijin, ndërsa një sekondë pas kësaj nuk kam parë më asgjë pos ujit”, e zbuloi modelja, e cila tani është e fejuar me aktorin, Jamie Belman-in.