Dashuria

Si ta përmirësoni lidhjen tuaj romantike?

romansaLidhjet e mira romantike nuk vijnë vetë. Ju duhet të mundoheni për lidhjen tuaj, në mënyrë që të jetë në gjendje të duhur, po aq sa duhet të mundoheni për ta mbajtur një shëndet të mirë nëpërmjet ushtrimeve dhe ushqimit.

Merreni përgjegjësinë në dorën tuaj
Kjo është zgjidhja më e rëndësishme që mund të bëni për të përmirësuar lidhjen tuaj. Kjo do të thotë se ju mësoni se si ta merrni përgjegjësinë në duart tuaja për ndjenjat dhe nevojat tuaja. Do të thotë që në vend se të prisni nga partneri që t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe e sigurt, ju mësoheni ta bëni këtë vetë nëpërmjet veprimeve dhe mendimeve tuaja.

Trajtojeni partnerin me mirësi
Trajtoni të tjerët ashtu si do të donit të trajtoheni ju. Kjo është esenca e një jetë vërtet spirituale. Ne të gjithë duam të trajtohemi me mirësi, dhembshuri, kuptim dhe pranueshmëri. Së pari duhet ta trajtojmë veten në këtë mënyrë, ashtu që të mund t’i trajtojmë edhe të tjerët njëjtë. Lidhja lulëzon kur të dy partnerët e trajtojnë njëri-tjetrin me mirësi, derisa nuk ka garanci se mirësia kthehet me mirësi.

Mësoni në vend se të kontrolloni
Kur konfliktet ndodhin, ju keni gjithmonë dy zgjidhje në lidhje me përball jen me konfliktin: ju mund të hapen i dhe të mësoni për veten e partnerin, apo mund t’i zbuloni çështjet më të thella që e shkaktojnë konfliktin, ose mund. të mundoheni të fitoni apo të mos humbni nëpërmjet një forme të kontrolluar të sjelljes.
Ne kemi mësuar shumë mënyra të hapura dhe të thjeshta, nëpërmjet të cilave i kontrollojmë sjelljet e të tjerëve, duke i bërë të sillen ashtu si duam ne.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button