Si ta zbukuroni trupin
Pikturimet e ndryshme nëpër trup dhe pirsinget janë bërë tashmë shumë të pranishme në modën tonë. Ato pëlqehen si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. Truke dhe tipat e ndryshëm të operacioneve plastike janë pranuar deri diku nga shoqëria jonë. Në vendimin tone moda e tatuazheve dhe e piercingve filloi të përhapej gjerësisht pas viteve ‘90-të. Megjithatë, historia dëshmon se pikturimi i trupit dhe bërja e vrimave në të, është forma më antike dhe origjinale e shprehjes së krijimtarisë njerëzore. Të vendosish një pirsing ose të trukosh një tatuazh janë një nga gjërat më të preferuara në modën tonë, duke marrë modele nga stile të modave të tjera. Tatuazhet nuk janë më për bandat e engjëjve të ferrit. Jo, ato janë zvarritur nga puset e bitumit dhe janë ngjitur në shpatullat, krahët dhe vithet e femrave më magjepsëse të Hollivudit. Ndoshta keni menduar prej kohësh të bëni një tatuazh, por keni qenë të pavendosur se cili do të ishte kujtimi që do ta mbanit gjatë gjithë jetës në trup. Ndoshta ato nuk ju pëlqejnë aspak ti keni mbi vete, megjithatë i shikoni figurat e të tjerëve me kënaqësi. Tatuazhi, ose pigmentimi i lëkurës është një shenjë e krijuar duke futur një pigment në lëkurë për qëllime dekorative. Ato praktikohen në të gjithë botën. Indigjenët e Japonisë i vizatojnë ato në fytyrë, po kështu edhe polinezianët, fiset në Filipine, Borneo, Afrikë, Kinë dhe shumë vende të tjera, prej të cilave e marrin origjinën shenjat dhe simbolet e pakuptueshme. Për shkak se prishet mbrojtja e lëkurës, tatuazhet kanë edhe rreziqe shëndetësore, ku duhet përmendur infeksioni dhe reaksionet alergjike.