www.Zemra.Org

Si të shpëtoni nga djersitja në zonën e gjoksit gjatë ditëve kur është shumë vapë!

Djersa në zonën e gjoksin ka shumë të ngjarë të krijohet në ditë të nxehta, por dr. Soma Mandal thotë se djersitja mund të ndodhë sa herë që lëkura rrudhet ose paloset

“Lëkura nën gjinj nuk është e ekspozuar ndaj ajrit dhe kjo është një arsye pse lagështia tenton të grumbullohet në atë zonë.”

Fatmirësisht, ka disa gjëra që mund të bëni për t’ia lehtësuar sadopak vetes këtë “bezdi” të vogël.

– Shmangni sytjenat që kanë material sintetik si poliestër ose materiale shumë të trasha. Gjatë vapës rekomandohem veshje pambuku pasi ato e lejojnë lëkurën të ajroset më mirë.

Gjithashtu, nuk sugjerohet të përdorni sutjena me tel apo me mbushje sepse kanë tendencën ta bëjnë djersitjen edhe më keq.

– Një opsion tjetër mbetet sigurisht, të mos mbani fare sytjena, shkruan Bustle.

– Nëse gjendja e djersitjes është kthyer në problematike për ju, bisedoni me një mjek, i cili me shumë gjasë do t’ju japë një lloj ilaçi që aplikohet zakonisht nën sqetulla për të kontrolluar djersitjen e tepërt.

Ky ilaç gjendet (edhe) në formë kremi.

– Përdorni pudër bebi, antidjersë dhe bëni dush rregullisht, duke e shoqëruar me eksfolim dhe hidratim të lëkurës.

Exit mobile version