LajmeShqiperiaZgjedhje

Si të vjedhësh votat me stilin shqiptar

Zgjedhjet mund të vidhen në njëmijë mënyra me stilin shqiptar. Të paguash për votën, ta dërgosh atë me kutinë e picave, të mbyllësh sytë para manipulimeve, t’u bësh presion anëtarëve të komisionit apo votuesve; të gjitha këto funksionojnë në proceset e brishta elektorale në Shqipëri. Ky është konstatimi i ambasadorit amerikan John Withers në një kabllogram të dërguar më 12 qershor 2009 në Departamentin e Shtetit, ku shpjegon me hollësi se si funksionojnë zgjedhjet në Shqipëri. “Edhe pse ka bërë përparime, Shqipëria mbetet një vend ku manipulimet në zgjedhje nuk mungojnë. Blerja e votave, ryshfeti për komisionerët, kartat e rreme apo frikësimi votuesve; të gjitha funksionojnë në vend. Si Partia Socialiste, ashtu dhe ajo Demokratike kanë akuzuar njëra-tjetrën për mashtrime në zgjedhje, por ambasada ka pyetur disa deputetë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile për ta kuptuar më mirë këtë. Për fat të keq, ndërsa ky kabllogram shkruhej, një aktivist i PD-së u vra me armë zjarri nga një aktivist i PS-së në një qendër votimi në Durrës, gjatë një grindjeje për posterat elektoralë”, thuhet në mesazh. E gjithë përgjegjësia për organizimin e zgjedhjeve i takon qeverisë shqiptare.

Pikënisja në 1996

Zgjedhjet e vitit 1996 ishin pika më e ulët për Shqipërinë. Kishte parregullsi serioze, mbushje të kutive të votimit, frikësim të votuesve nga ana e policisë. “Autorët” e fitores së PD-së në zgjedhjet e vitit 1996 ishin presidenti i asaj kohe, Sali Berisha dhe zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Ferdinand Poni. Fakti se Berisha është kryeministër sot dhe Poni merret me kartat e identitetit, ka shqetësuar PS-në që u frikësohet manipulimeve të reja.

Hidh votën, të lutem!
Një taktikë e vjedhjes së zgjedhjeve është votimi ‘karusel’, që do të thotë: një militant plotëson një fletë votimi dhe ia jep një votuesi bashkë me 50 mijë lekë për ta hedhur në kutinë e votimit. Procesi përsëritet gjatë gjithë ditës. Ka edhe variante të tjera të skemës, ku militantët aspak bujarë nuk të ofrojnë shpërblim, por të kërcënojnë me rrahje apo të shantazhojnë nëse nuk do ta bësh atë që kërkojnë.

Votë me “pica”
Një tjetër teknikë që ka edhe më shumë efekt është votimi me fletët e vendosura në kutitë e picave. Gjatë gjithë ditës, komisionerët porosisin pica dhe në kutitë e tyre vendosen fletët e votimit të mbushura për njërën parti apo për tjetrën. Komisionerët kanë marrë për të mbyllur sytë ndaj kësaj teknike edhe shpërblime të majme deri në 500 euro. Askush nuk numëron sa vota ka në kutitë e votimit dhe sa votues rezultojnë në regjistrin zgjedhor.

Kartat e rreme
Një tjetër mënyrë është të votosh disa herë me karta të rreme. Sipas këtij plani, militantët votojnë disa herë me emra të ndryshëm ose dhe me një emër, por që nuk është shënuar nga komisioneri. Me kartat e reja të identitetit, kjo supozohet të largohet si teknikë, por nuk dihet nëse do të ndodhë vërtet.
Ka probleme ende me shpërndarjen e kartave të identitetit në Shqipëri dhe ndaj ka shqetësime se kjo teknikë e votimit të shumëfishtë mund të vazhdojë sërish.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button