Gjersa i kisha në dispozicion të plotë një mal dosiesh sekrete nga sirtarët dhe arkivi i OZN-s dhe UDB-së në sektorin e IV operativ të përpunimit dhe analitikës,gjurmoja dhe lexoja me interes qindra e qindra faqe të shkruara në elaborate e analiza zyrtare të cilat njëkohësisht sipas rregullit intern për
informim kishin qarkulluar në relacionin Shkup Beograd dhe anasjelltas.
Këtu gjenë edhe shumë histori dhe drama të çutitshme të kurdisura sipas planeve të veçanta operative, madje edhe për likuidime njerëzish…
Gjithashtu, aty mësova se si në të vërtetë është likuiduar Sulë Hotla me shokë, Hasan Rremniku dhe Mulla Idriz Gjilani të Anamoravës, madje Ali Staneci e Azem Morana, e në veçanti rreth likuidimit të trimit në zë,
Xhemë Hasës (Simnica), i njohur si Xhemë Gostivari, të cilin, sipas planit të OZN-ës / UDB-së/ dhe KOS-it, me direktivë të Shtabit të Korpusit XV, duhej ta vrisnin grupi i ,, Katër kapedanëve,, të Gorjanit, ( Aliu, Nazifi, Dulla, dhe Rizai ), të cilët kishin mbajtur disa seanca sekrete në zyrat e OZN-së në Gostivar, duke bërë kombinacione për hakmarrje në rastin e Remzi Gjurgjevishtit dhe ,,ruajtjen e nderit,, të familjes (pasi Xhema më herët ia kishte ,,rrëmbyer,, motrën Nesfijen në mes të fshatit…)
Kështu,duke e shfrytëzuar këtë UDBJA si rast i volitshëm për planet e saja djallëzore, urgjent e vë në ,,lëvizje,, grupin e lartpërmendur, e të cilët e kishin në ,,lidhje,, dhe e ,,këshillonin,, Remziun për hakmarrje për të ruajtur fytyrën, u vënë në shërbim të spiunazhit dhe të një agjenture të tmerrshme, me premtimin se OZN-a do t’i amnistonte për krimet e bëra, të cilat, pa të drejtë dhe në mënyrë perfide, mundoheshin që krimet e tyre t’ia mvishnin Xhemës.
Pas kryerjes së operacionit OZN-a do t’u jepte ,, grada të larta ,, oficerësh. Ky do të ishte njëherazi edhe një argument që do të bindeshin përgjithmonë Organet e shtetit, në veçanti UDB-ja dhe KOS-i. Dhe se, me ,,misionin,, e kryer pjesëtarët e grupit të Gorjanit do të mbeten “lojalë” dhe “qytetarë të ndershëm”!?!
Aktin kryesor në vrasjen me tradhti të Xhemës, sipas planit ,,A,, do ta kryente Remzi Gjurgjevishti, duke i përgatitur petullat dhe tasin me pekmes të helmuar, të cilat paraprakisht i kishin në dispozicion oficerët e UDB-së…
Këtu i kam të gjalla edhe rrëfimet aq interesante të Riza Gorjanit, i cili mbeti gjallë dhe mbajti burgje në kazamatën e Idrizovës, e Rrëfimet e tija janë të gjata… …Një përrockë Sharri buronte curril nga shkëmbinjtë e përhimtë. Gjethet e ahishtave shushurinin nën puhizën e asaj pranvere të hershme një ditë para Shëngjergjit!
Cicërima zogjësh dëgjoheshin në çdo anë. Pesë vetë nxitojnë vjedhurasi qafës së malit, duke u rënë përmes kaçubash e shkëmbenj, andej grykës së Mazdraçes me ujë të gurgulluar, hapëruan bri Vrracës së vogël, përtej brinjve të një shulleri, ku dukej vetëm qielli e dielli, shtrihen ca pellgje të buta baritore bjeshke, vend i quajtur “Livadhi i priftit” .
Po, andej dëgjohej vetëm ndonjë cicërimë zogjësh mali dhe krekosja e ndonjë dhelpre… Andej gjendej Xhema, i strukur pas shkëmbinjsh thepor, si ujku në pritë ! Kishte pika qëndrimi disa shpella të fshehta ku kishte kaluar edhe dimrin e madh. Kështu vrasësit shkuan një paradite te Stanet e Hamëz Rexhepit, duke u kalamendur bri sukave të Vracës, ku ishte vendosur Xhema, me gruan e dytë (tezen e Nazifit dhe Ali Gorjanit, Nesfijen, njëkohësisht motër e Remziut nga Gjorgjevishti) dhe ku kishin kaluar netë dhe dimra të gjatë edhe Bajram Mahmuti (Dobërdolli), Hashim Toplica, Muharrem Bajraktari, Xhelë Kalishta, Qenan Zhupani, Hamëz Rexhepi me shokë nga Luma etj. UDB-a gjatë i kishte mbajtur nën survejim dhe vëzhgim të vazhdueshëm, duke i spiunuar shqiptarin me shqiptar, dhe njëkohësisht duke i infiltrur në rrjetin udbashian…
* * *
Përsëri dëgjohej cicërimë zogjesh dhe një shushurimë e lehtë gjethesh të lisave të gjatë, të ahishteve të gjelbëruara nën puhizën e asaj pranvere përtej kufijve të asaj lugine mes malesh, ku zgjëroheshin disa ledina mollake dhe “Livadhi i priftit” … Xhema ishte strateg lufte dhe pushkën e kishte
zanat.Kësaj rradhe e kishte zënë një pritë të fortifikuar pas një shkëmbi të plasaritur ngjyrë gri, dhe aty e kishte të vëndosur në dy këmbëza pushkomitralozin me grykë kah përroj i thell i shullereve.
Përsëri një heshtje e thellë, heshtje malesh të strukura…Aty-këtu përsëri dëgjohej një hukamë huti ! Dhe, Xhem ishte thelluar në mendime të cilat e rëndonin në kokë.Bëri një rrotullim nga krahu tjetër duke e vë më mirë gjoksin pranë pushkomitralozit dhe e kalli një cigare me duhan kaçak që ia kishte
sjellë një mik nga fshati Vrapçisht.Shëllunga e tymit ia përshkoi mustaqet korb të zeza .
*****
…Ne qindra e qindra flete te shkruara me makine shtypi kam lexuar referate operative mbi veprimtarite e Xhemes, OZN-a dhe UDBJA jugosllave me nje pedanteri kane shkruar e rradhite ne dengje dosjen voluminoze per XhemëHasën dhe Mefailat e Zajazit, duke peshkruar ne hollesira edhe fjalimet,diskutimet e bera edhe ne Kuvendin e Gostivarit, ku jane bere emrime postesh dhe komandash ushtarake te grupeve guerile te armatosur, ku si përfaqësues politik i Ballit është emruar Kadri Saliu, avokat nga Gostivari, kurse për nënprefekt Xhevat Kallajuxhiu . Xhema emrohet Komandant i përgjithshëm i Ushtrisë vullnetare të Ballit Kombëtarë .
Kam lexuar referate e dosie nga arkivi I UDB-së edhe për krerët e REZISTENCES SHQIPTARE që e përbënin : Mefail / i Madh/Shehut, Mefaili /i Vogël/Mehmetit, të quajtur Mefailat e Zajazit, bashkë me to edhe Begzat Vula, madje edhe Medin Letniku, Ramazan Dalipi, Sulçe Sadiku i Aranjellit, Halim Sali Razha, Abib Kaleshi etj. Kurse në Strugë ishin: Lekë Margjini, Mentor Çuku, Beqir Aga, Hysni Dema, Nazim Tateshi, Faik Dobovjani etj. Në Dibër rezistenca përbëhej nga Osman Piperku, Miftar Kaloshi,Riza Drini, Ali Maliqi, Sabri Maqellari, Ukë Cami, Azis Kaloshi, Zejnulla Ballanca etj. Nj137kohësisht edhe në Gostivar me rrethinë ishin të shquar : Kadri Saliu, Xhevat Kallajxhiu,Aqif Reçani, Mustafë Tërnica, Loke Lakovica, Imer Sermnova,Rushan Rexhepi i Çegranit, Ilaz Asipi, Metë Memet Elmazi , Remzi Shaqiri etj. Në Tetovë rezistenca shqiptare përbëhej prej Shaip Kamberit, Arif Kapetanit, Gajur beg Derrallës, Xhafer Sulejmanit, Zyrap Hasanit, Hysen Derallës, Hafez Xhemail Efendiut, Shefket Pershevcit etj. Kurse në Kumanovë dhe Karadak ishin Sulë Asipi-Hotla, Ali Staneci, Ajet Rainca, Sadik Llojani, Abdyl Dura i Kaçanikut, Memish Kapetani i Bukoviqit, Refik Shaqiri, Selman Idrizi, e deri te Mulla Idriz Gjilani dhe Hasan Rremnikun në Anamoravë etj. E shumicës së të cilëve as sot nuk u dihen varret…
————
Per lufterat dhe betejat që janë zhvilluar në këto anë, e sidomos siç ka qënë ajo e Bukovikut mes Gostivarit dhe Kërçovës, ajo e Treskë tek fshatrat Gurguricë dhe Sëllarevë etj, e Sllavomaqedonasit me direktiva te Beogradit, me qellim qe te bejne indoktrinim te thelle dhe ,,edukim te shqiptareve ne frymen socialiste jugosllave,, kane shkruar edhe disa vepra antishqiptare sic jane : “Ballisti” dhe “Kërvava Pruga,, / duke u orvatur te bejne devalvimin e DINJITETIT TE SHQIPTARIT…/ Por ,trimave nuk u hahet haku!…
——
Fillimi i kësaj pranvere më duket aq i zymt ! Ah, sikur sonte, të nisesha bashkë me Nesfijen nën dritën e hënës maleve dhe një natë të vëndosesha në shtëpinë e Lokë Llakavicës,më furnizohesha mirë me ushqim,
se sa për municion dhe bomba kam mjaft.Mandej natën tjetër t ia mësyja Grykës së Strajanit dhe Padalishtit, ose i bija bri Gjonovicës e dilja në Simnicë.
Do të takohesha me të afërmit e mi dhe,mandej duke vazhduar dhijaresë andej Qafës, shpejt do të kaloja anët e Kërçovës gjer në sukat e Pelisterit.Prej andej e kam afër kufirin me Greqinë…Atje do të takohesha
me bashkëluftëtarët e mi si me Muharrem Bajraktarin, Xhelë Kalishtin, Qenan Zhupanin dhe shumë të tjerë nga Luma dhe Dibra…!- gjatë mendonte Xhema i kapluar nga një brengë e madhe pasigurie dhe dyshimi : vallë, do të mbetej gjallë !- do të shpalos këto Nesfija.
Dhe ,përsëri një heshtje dhe një shushurimë njëkohësisht. Ia vuri veshin bjeshkës dhe maleve…Dëgjohej vetëm gurgullima e përroit dhe cicërima e zogjve…
… Sa kaq u dëgjuan diku larg ca hapa duke u rrokullisur në gurët e përroit !
– Oooo Xhemë, bre!- jehuan përrenjtë e thellë deri lart shullëreve të
Vracës, kur e thirrën Remziu e Dulla, madje edhe Nazifi, dhëndrin e tyre.
– Xhemooo, ne do të vijmë për vizitë!- u dëgjua zëri i Aliut, duke ecur
grykës thepore më shkrepa si thika, nga ku, nuk mund të kalonte as gjëja e gjallë.
– Hajde, hajde, o ju gjettë e mira!- iu përgjigj Xhema me zërin e tij metalik prej komandanti.
Pasi u afruan krejtësisht afër tij, vështruan përreth, anë e mbanë luginës dhe Livadhit të Priftit. Mitralozi i Xhemës qëndronte pak më andej, në qafën e një shkëmbi të plasaritur.
-Të kemi prurë një tepsi me petulla dhe një sahan pekmez. T’i ka dërguar gjyshja (vjehrra) jote, vetë ajo i ka përgatitur: “T’ia dërgoni Xhemës, se shumë merak i ka petullat me pekmez” – u sqaruan Nazifi dhe Aliu, kurse Rizai i buzëqeshi dhe të gjithë u përqafuan. U ulën pastaj për disa çaste,
mbështollën nga një cigare. Xhema nuk dyshonte. I pyeste për shumë gjëra, ndërsa ata i përgjigjeshin “sa për sy e faqe”, siç thotë populli. Aty pranë dëgjohej gurgullima e një përroi dhe herë-herë ndonjë piskamë kukuvajke.
Ata interesoheshin për lidhjet e Xhemës me njerëzit andej kufirit, në Shqipëri. I treguan madje, se Muharrem Bajraktari, Xhelë Kalishta e të tjerë, kishin kaluar kufirin dhe kishin shkuar në Greqi dhe se për Bajram Dobërdollin dhe Hashim Toplicën, nuk dinin gjë. “Këto janë stinë të vrara, vite të
plagosura”,- tha disi në vetvete Xhema dhe hodhi shikimin poshtë, nga fusha e Pollogut.
– Na jep leje, se ne u nisëm. Të zbresim sa më herët në fshat,- iu drejtua Nazifi, duke e parë nën vetull dhëndrin e vet, i shkeli syrin tinëz Remziut. –
Edhe unë e kam shëndetligë nënëplakën,- tha shkurt Rizai…Remziu e kishte gati revolen -,,nagant,, dhe sikur donte ta gjuante pas shpine. Por, u hamend për një çast, dhe nuk bëzëjti, duke menduar se pekmezi i helmuar do ta bënte të veten, shpejt do të shkaktobte vdekjen e tij.
– Ti, Xhemë, merr e ha petulla, por leni pak edhe motrës sonë, Nesfijes, i tha si me shaka Ali Gorjani. Kinse i vëllai, Dulla, qeshi pak me ironi, por edhe me droje, sepse, siç thoshin ata, po t’i kuptonte Xhema se ia kishin përgatitur kurthin, do t’i këpuste me mitralozin që e kishte pranë gati për
zjarr, të vënë mbi shkëmb. Ata kishin frikë nga Xhema dhe ishin të bindur, siç ekzistonin atë kohë dhe atë botë edhe gojëdhënat, se Xhemë Hasën nuk e kapte plumbi.
U përshëndetën dhe u nisën. Xhema nisi të hante. Mirëpo, posa hëngri 2-3 petulla me të shpejt dhe të ngjyera në pekmez,sepse kishe disa ditë që nuk kishte ngrënë gjë fare, iu dukën shumë të lezetshme, duke i futur edhe dy të tjera në gojë. Ndjeu një etje të jashtzakonshme për ujë. U vërsul mbi përrockën e afërt.Piu ujë të ftohtë akull !Por pas disa çasteve ndjeu dhimbje në lukth dhe nisi të rrotullohej. Teksa ndodhej në këtë gjendje marramendjeje, dikur i ra ndër mend: “Helm”! Ah, nënën e nënës! Me helm, tradhtarët, në pekmez kanë futur helm”, – i tha Nesfijes e cila kishte vrapuar që ta ndihmonte.
Ai, duke i kërcëlluar dhëmbët u vërsul mbi mitrolozin afër, oshtinë malet e Sharrit nga jehona e zërit të tij., nga rafali i mitralozit, i cili me flakë e zjarr mbushi përroin e thellë mes kurorash shkëmbinjsh… Andej dukeshin vetëm hijet e tyre fantazmë në ikje. Vrasje me tradhëti !
( Por… se çka ndodhi me kokën e Xhemës në duarët e UDB-së dhe si u zhvilluan më tej kombinacionet operative dhe plani për likuidimin e ,,Kapedanëve të Gorjanit,, do të lexoni gjërësisht në librin me titull : ,, UDB-ja DHE SHQIPTARËT,, i cili është gati për botim )…
Cetniket sllav duke ia prere koken nje fshatari shqiptar
Foto e Xhele Kalishtit me burra te farefisit te tij.
Të nemurit e një nëne shqiptare kundër atyre që ia rrëmbyen të vetmin djal…