FutbollSport

Vështirë për sportistet shqiptarët

Futbollistë shqiptarë me skuadrat e tyre rikthehen në garën elitë të klubeve evropiane të futbollit, Ligën e Kampionëve. Mbrëmja e së martës sjell duelet e xhiros së dytë të fazës së grupeve, prej të cilave do të kenë punë mjaft të vështirë ekipet ku luajnë futbollistët shqiptarë.

Sulmuesi pejan i Dinamo Zagrebit, Fatos Beqiraj do të zhvillojë një udhëtim mjaft të vështirë te gjiganti francez Olympique Lyon në Grupin D. Beqiraj u inkuadrua si rezervist në takimin e xhiros së kaluar, që skuadra e tij e humbi me rezultat minimal 1-0 në shtëpi nga Real Madridi, por duke pasur parasysh formën e mirë në të cilën po kalon dhe dy golat e realizuar në fitoren 2-1 ndaj Lokomotivës së Zagrebit, mund të ndodhë që ai të startojë si titullar.

Në përballjen tjetër të këtij grupi, Real Madrid takohet me Ajaxin. Në Grupin A, Napoli i Blerim Xhemajlit zhvillon një tjetër ndeshje të vështirë pas asaj në xhiron e parë me Manchester Cityn.

Kësaj radhe skuadra italiane takohet me Villarrealin, ndërsa mesfushori tetovar do të mungojë për shkak të një dëmtimi që i pamundësoi të luajë edhe në përballjen me Fiorentinën në fundjavë në Serie A.

Bayern Munich-Manchester City është ballafaqimi i dy skuadrave tjera që bëjnë pjesë në këtë grup. Baseli në mungesë të mesfushorit të talentuar kosovar Xherdan Shaqiri, por me dyshen e vëllezërve Granit dhe Taulant Gjaka, do të sfidojë kampionin aktual të Premierligës dhe finalistin e edicionit të kaluarës të garës, Manchester United në Old Trafford.

Në përballjen tjetër të Grupit C, Otelul Galati pret Benfican. Inter do të synojë ringjalljen në Ligën e Kampionëve pas humbjes befasuese nga Trabzonspor, edhe pse nuk do ta ketë lehtë.

Nerazzurrët me trajnerin e ri Claudio Ranieri paraqiten në udhëtim te CSKA Moska në kërkim të pikëve të para në Grupin B. Trabzonspor dhe Lille kompletojnë duelet e këtij grupi.

 

Liga e Kampionëve 

 Grupi A 

Bayern Munich – Man City20:45 

Napoli – Villarreal20:45 

 Grupi B 

CSKA Moska – Inter18:00 

Trabzonspor – Lille20:45 

Grupi C 

Man Utd – Basel20:45 

Otelul Galati – Benfica20:45 

Grupi D 

Lyon – Dinamo Zagreb20:45 

Real Madrid – Ajax20:45

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button