KosovaLajme

Sirianët “pushtojnë” Kosovën

sirianetXhevati i vogël është mysliman, i ardhur nga Damasku, ndërsa ka dy javë që mëson shqip. Është i pastër, i është ofruar strehim e veshmbathje, ndërsa nga buzëqeshja duket se Kosova nuk i ngjan me zhurmën e bombave që përditë shpërthejnë në rrugët e qytetit të tij.

Bashkë me familjen e tij, Xhevati po qëndron në Qendrën për Azilkërkues në fshatin Magure, aty ku më 23 mars të vitit të kaluar është hapur objekti i ri.

Xhevati është vetëm 9-vjeçar, por i di shumë mirë 36 shkronjat e alfabetit shqip. Eventualisht, C-ja mund t’i ngatërrohet në shqiptim me S-në, por ngatërresa të tilla të vogla nuk gjen as kur ai thotë ditët e javës, muajt e vitit, apo nënën, babanë, djalin, vajzën, gjyshen, gjyshin dhe beben, anëtarët e familjes, shkruan “Zëri”.

“Këtu është shumë mirë, ka qetësi”. Këto kanë qenë të vetmet fjalë që Xhevati i vogël ka mundur t’i thotë e të kuptohet prej gjuhës së tij amtare. Atij i ofrohet gjithçka brenda qendrës, sado që jeta brenda mureve duket e qetë.

Një pjesë e mirë e azilkërkuesve në Kosovë, të premten në mesditë kanë qenë duke fjetur,disa prej tyre edhe me agjërim.

Jo larg tyre, aeroplanët nga Sllatina fluturojnë drejt shtigjeve tjera, derisa po këta azilkërkues kanë zgjedhur shtetin e vogël ballkanik për t’iu ikur trazirave dhe jetesës nën snajperë në shtetet e tyre.

Objekti ku ata qëndrojnë ka gjithçka, e madje kushte më të mira se shumë institucione tjera në vendin tonë.

“Momentalisht kemi 19 azilkërkues kryesisht prej shteteve si Siria, Pakistani, Algjeria, Senegali, Maroku, Tunizia e Nigeria”, thotë Fitim Zariqi, udhëheqës i kësaj Qendre në Magurë të Lipjanit.

Këndi i lojërave për fë-mijë, pingpongu, dhoma me televizor, kuzhina, apo hapësira me dy dhoma, kuzhinë e tualet janë hapësira më e shpeshtë që shohin sytë e këtyre azilkërkuesve.

Të gjithë janë paraqitur pranë Departamentit të Imigracionit në Policinë e Kosovës, më pas për t’u transportuar në këtë qendër, në rast të pranimit të kërkesës dhe formularit inicial për azil.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button