LajmeMaqedoniaPolitika

S’ka hajër nga shqiptarët jashtë Tetovës dhe Gostivarit

Partia Demokratike Shqiptare, ka zhvilluar punimet e kuvendit të nëndegës së partisë në Çegran ku është zgjedhur kryetar dhe kryesi e re e nëndegës.

Punimet e kuvendit i ndoqën edhe Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi, anëtarët e Kryesisë qendrore të PDSH-së nga dega e Gostivarit, deputeti i zonës z.Gazmend Aliu dhe anëtarë të tjerë të kryesisë së degës së Gostivarit.

“Të gjitha ata të cilët mendojnë ndryshe porosinë e tretë që duhet t’ua çojmë është: kotë mundoheni me grupe të vogla politike, PDSH-ja është shtëpia e madhe politike e shqiptarëve, dhe PDSH-ja është ajo që i rri ballë qoftë Ahmetit qoftë Gruevskit, qoftë të tjerëve.

Nuk duhet të harxhohen energjitë, nuk duhet të mashtrohen njerëzit prej grupeve të vogla se do të ndryshojnë punët, do ta punësojnë djalin dhe do të zgjidhen problemet. Kemi 300.000 mijë djem të pa punë, nuk është vetëm djali im dhe i joti i papunë. Kemi 300.000 mijë familje në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike. Nëse nuk arrijmë bashkërisht si komb të vijmë aty ku do të themi se do ta marrim pjesën e buxhetit që na takon neve si shqiptar, s’ka zgjidhje”, tha Menuh Thaçi.

“Ta keni parasysh se gjitha opsionet tjera janë rrena dhe mashtrime, pa dashur që askënd ta ofendoj, gjithë angazhimet, të gjitha premtimet tjera të vogla janë mashtrime për popullatën.

Tetova dhe Gostivari kanë mbi 350 mijë votues shqiptarë, nëse në Tetovë dhe Gostivar zgjidhet puna, atëherë zgjidhet puna për gjithë shqiptarët. Beteja e ardhëshme e Marrëveshjes Politike të PDSH-së është Gostivari. Unë besoj se me një angazhim të përbashkët do të dalim faqebardhë.

Ne që jetojmë në Gostivar dhe Tetovë, nuk duhet me i ua zënë për të madhe atyre të cilët jetojnë në vendet ku shumica është popullatë maqedonase, ato kërkesat i kanë më të vogla, atyre ua marrin votat edhe me zor, ne me votën tonë me angazhimin tonë mund ti çlirojmë edhe ata qofshin në Kërçovë, Zajaz apo në malësinë e Karadakut ku ua marrin votat me dhunë”, përfundoi Kryetari i PDSH-së.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button