Staffi www.Zemra.Org ka zbuluar se të katër reperët, Geti, BigXik, Ledri dhe Visari, kanë arritur në mëngjes në Shqipëri, gjë që na bën të mendojmë se klipin do ta realizojë Max Production.
“N’kufi të tejdukshëm Kosovë-Shqipni me zotnit”, shkroi Geti në Twitter duke ia bashkangjitur edhe foton që e shihni mëposhtë.
Geti, bosi i ‘labelit’ që ka ndërruar emrin nga Baba Records në Baba Stars, në një ‘tweet’ tjetër më herët madje kishte konfirmuar xhirimet e klipit, duke iu drejtuar reperëve tjerë se sot (e dielë) fillojnë xhirimet, për ta fshirë më pas po të njëjtin ‘tweet’ pasi ndoshta nuk dëshiroi të ngriste dyshime mediatike.
Tingulli 3nt dhe Skillz kanë përfunduar këngën e tyre të shumëpritur që pritet të jetë një bashkëpunim si pjesë e albumit të ri të grupit Skillz.