Interesante

Skitarët gjysmëlakuriq kënaqen në borë

Qindra njerëz morën pjesë në festën bizare të skijimit në malet e Kinës perëndimore. Disa prej tyre kishin të veshur kostume të ndryshme, derisa të tjerët ishin gjysmëlakuriq ose krejtësisht lakuriq.

Gara “Derri lakuriq” është mbajtur në shtegun e skijimit Tianchi International në Urumqi të provincës Xinjiang.

“Këtë festë e organizojmë çdo vit në fund të sezonit, ndërsa kjo ka qenë më e mira deri më tash”, tha zëdhënësi i shtegut të skijimit. Shpërblimi për kostumin më të mirë i takoi Zhang Rongmin, i cili u vesh si arab gjysmëlakuriq.

Shpërblimin “Coldest Beuty” e fitoi Xie Yong, i cili pjesët intime të trupit i mbuloi me një lodër në formë të fjollës së borës. Të dy fituan nga 120 euro.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button