Reperi thotë se superylli i LA Galaxy gjithmonë i vë në rend të parë katër fëmijët e tij – Brooklyn, Cruz, Romeo dhe Harper.
“Unë kam drekuar me David Beckham dhe nuk ka dyshime për pasionin e tij kryesor në jetë. Nuk është futbolli, nuk janë as reklamat, nuk janë as të hollat – janë fëmijët e tij. Unë kurrë nuk kam takuar një baba aq pasionant. Ai po i mëson baballarët e tjerë dhe unë mund t’iu them se ai nuk do të ndalet me kaq”, ka theksuar Snoop.