Sot minuta e fundit e ditës në mbarë botën zgjat 61 sekonda
Sonte minuta e fundit në mbarë botën do të zgjasë një sekondë më shumë se zakonisht. Kjo është një dukuri që ndodh për shkak të fenomenit të ngadalësuar të rrotullimit të Tokës rreth Diellit.
Në të gjitha vendet e botës, sonte natën nga 30 qershori në 1 korrik “Universal Time Coordinated” (UTC), në orën 23:59-00:00, minuta do të zgjasë 61 sekonda, kështu që orët sekondën e njëjtë do ta numërojnë dy herë.
Fjala është për procedurën me të cilën shtohet një sekondë për të harmonizuar shkallën kohore natyrore dhe atomike. Njerëzit në përgjithësi nuk do të vërejnë ndonjë ndryshim të dukshëm, por “sekonda shtesë” do të sjellë plot punë menaxhimit të sistemeve satelitore globale të navigacionit dhe harmonizimit të sistemit të rrjeteve kompjuterike dhe të ngjashme.
Ekspert i Institutit Turk të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjik (TUBITAK) dhe profesor në Universitetin e Stambollit, Hasan Esenoglu për AA, tha se ky sistem për herë të parë ishte përdorur në vitin 1972, dhe u parapri nga Konventa Ndërkombëtare për Koordinimin e Kohës Universale, e cila parashikon se dallimi në mes kohës universale, e cila bazohet në rotacionin e Tokës dhe pozitën e saj në lidhje me trupat qiellorë dhe koha Ndërkombëtare Atomike (TAI) nuk mund të kalojë 0,9 sekonda.
Duke vënë në dukje se deri më tani 25 herë kohës i është shtuar nga një sekondë, Esenoglu tha se ky është harmonizim preciz i kohës, e cila dallon nga të zakonshmet gjashtë-ditore kalendarike në nivel të një viti dhe një orëshe me rastin e ndryshimit të matjes verore dhe dimërore të kohës.
“Hera e fundit që orës i është shtuar një sekondë ishte në vitin 2012 dhe pothuajse është bërë zakon që në çdo pesë vite të praktikohet nga tri herë. Në fillim ekzistonte frika nga rënia e sistemeve elektronike, por kjo nuk ndodhi. Duhet pasur parasysh se ka kritikë të kësaj praktike”.
Tendencat për ngadalësimin e rrotullimit të Tokës e shkaktojnë baticat dhe zbaticat si rezultat i gravitetit të Hënës dhe Diellit, ndërsa Toka gjithashtu është e ndjeshme ndaj efekteve të lëvizjeve atmosferike, në ndryshimet e mbështjellësit akullnajorë, tërmetet, dhe rezultat i gjithë kësaj është se një ditë nuk zgjat saktësisht 24 orë.
Planetit Tokë i nevojiten pak më shumë se 86.400 sekonda për një rrotullim rreth boshtit të tij.