www.Zemra.Org

Sot vendimi për rritjen e rrogave në arsim në Maqedoninë e Veriut

Të punësuarit në arsim sot, sipas paralajmërimeve, duhet të kuptojnë nëse do të fitojnë rritje të re të rrogave, për të cilën Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës insiston të fillojë nga 1 janari, dhe jo nga prilli i vitit 2020, siç ju ofroi Qeveria.

Në ora 11:30, sot në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është caktuar takim mes ministrit Arbër Ademi dhe përfaqësuesve të SASHK-ut.

Ademi dhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, mbrëmë paralajmëruan se sot mund të pritet vendim përfundimtar. Ndërkohë, edhe SASHK-u, vendosi grevën e paralajmëruar për të hënën (11 nëntor) ta pezullojë, derisa nuk arrin marrëveshje për terminin e pagesës së rrogave më të larta.

Exit mobile version