VIP

Spears, 500 mijë $ nga reklama në videoklip

Britney Spears përfitoi gjysmë milion dollarë, nga reklamimi i produkteve të ndryshme, në videoklipin e saj të fundit.

Sipas lajmit të publikuar sot në shtypin amerikan, disa kompani paguan së bashku 500 mijë dollarë, për të bërë që këngëtarja të përfshinte produktet e tyre në videoklipin e “Holt It Against Me”.

Video u hodh në treg një javë më parë dhe në të, këngëtarja amerikane shfaqet në një ekran të një televizioni të prodhuar nga Sony, ndërsa përdor produkte kosmetike të prodhuara nga “Make Up For Ever”.

Ajo shfaqet gjithashtu edhe e ulur në një kompiuter, duke klikuar në një faqe takimesh romantike, të quajtur “Plenty of Fish”, ndërsa spërkatet edhe me një parfum.

Vetëm Plentyoffish pagoi 200 mijë dollarë. Lady Gaga ishte e para që nisi modën e reklamimeve në videoklipe, me shfaqjen në këngën “Telephone” të produkteve të Polaroid, Virgin dhe të një kompanie të specializuar në shitjen e recetave dietetike.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button