Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta apo siç njihet në opinion si kryetari 24 karat, shquhet për skandale dhe thënie boshe dhe krejt të pa kuptimta, të cilat janë të papranueshme për fjalorin politik që mbart një zyrtar i pushtetit lokal.
Komuna e Gostivarit këto ditët ka bërë një investim duke rrethuar fushën e sportit me tela, dhe kështu sipas komunës dhe kryetarit Bejta duket arritje e madhe, duke folur për investimin hiperbolizon me gjendjen duke folur me emocione dhe aspak si politikan që duhet t’i shërbejë qytetarët e komunës së tij.
Zyrtarët që mbajnë poste publike duhet ta dijnë se çdo investim nuk bëhet nga vetë ata, por përmes taksapaguesve të qytetarëve, të cilët shpesh zyrtarët e lartë e kthejnë si punë private të tyre.
Gjatë përurimit të një fushe të sportit në Gostivar Bejta i emocionuar nga hapja e këtij “Mega projekti” duke folur për sportin, ai tha se sporti është shtylla kryesore e kulturës duke inkurajuar të rinjtë dhe të moshuarit që të merren me sport sa më shumë, sepse nuk do të kenë nevojë që të shkojnë në kontroll mjekësore.
Kryetari 24 karat pastaj vazhdoj, duke thënë se mjeksia është shtylla kryesore e kulturës, e më pas vijnë Astronomia, Gjeografia, Historia, Matematika etj., dhe kështu ai ka ngatërruar kabllot e tij duke menduar se me një investim të tillë mund të bëjë politikë të madhe, a kështu ka rënë brenda naivitetit të tij, që shumica e qytetarëve kanë pritur punimet e tij në gjendje krejt spontane.
Për më tepër ndiqeni videon që pason më poshtë.