Me ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invaliditet, të cilat janë votuar me shumicë parlamentare, periudha e punës te popullata femërore në Maqedoni shtyhet për pesë vite.
Me këtë vendim, nuk ka dallim më ndërmjet meshkujve dhe femrave nga këndvështrimi i stazhit punues, i cili ishte si kusht për pensionim dhe duhej të plotësohej nga çdo i punësuar që ta fitojë të drejtën për sigurim pensional.
Gjatë debateve, deputetët nga opozita kanë theksuar se kjo zgjidhje ligjore është në dëm të femrave, pasi rritet kufiri i moshës për pesë vjet.
Ata theksuan se vendimi i Gjykatës kushtetuese, të cilët edhe i nxitën ndryshimet nuk ka për qëllim rritjen e kufirit të moshës, por kërkon barazim të kushteve për realizimin e të drejtave të parashikuara me Ligj edhe për femrat edhe për meshkujt.
Me këtë vendim nuk kanë qenë të pajtuar deputetet e shumicës, sipas të cilave, me Ligjin nuk janë të dëmtuara femrat, por janë barazuar kushtet për marrjen e pensionit edhe për femrat edhe për meshkujt.
Ndryshe, në arsyetimin e ndryshimeve theksohet se largohen kushtet e ndryshme në krahasim me moshën për të pasur të drejtë për pension familjar për personat që fare nuk janë kurorëzuar. Për këtë arsye është bërë përjekje që me këtë ligj të ketë trajtim të njëjtë për të gjithë ata persona që deri më tani nuk kanë krijuar familje, por kanë arritur moshën e pensionit.