Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, e ka cilësuar bashkëlojtarin e tij, Luis Suarez, si magjik, pas shënimit të dy golave në fitoren kundër QPR-së.
”Ai ka qenë i mrekullueshëm për ne prej se ka ardhur këtu. Çdo javë apo tjetrën ai ka treguar se çfarë lojtari i madh është”.
”Të gjithë lojtarët kanë mundësi të luajnë me të vetëm dy herë në vit, ndërsa ne kemi mundësinë të luajmë me të çdo ditë në stërvitje, ai është me të vërtetë magjik”, ka thënë Stevie G.