Stop erës së pakëndshme në gojë!
Era e rëndë e gojës është shpesh sinjal i një problemi në organizimin tonë. Për 90 përqind të personave ka lidhje me kequshqyerjen e gabuar dhe higjienën orale, ndërsa për 10 përqind të njerëzve mund të tregojë prezencën e një patologjie të rëndësishme.
Për të zbuluar origjinën duhet të drejtoheni te një specialist ondontostomatolog qe përmes testeve mund të gjejë shkakun e vërtetë të problemit.
Për ata që kanë një shqetësim të lehte duhet vetëm të kontrollojnë ushqimin dhe higjienën e gjuhës dhe dhëmbëve. Në shumë raste era e pakëndshme vjen si pasojë e shtresës që krijohet në gjuhë dhe mungesës së higjienës së gojës. Pas cdo ushqimi duhet përdorur fija dentare dhe duhet larë goja me pastë dhe furcë. Për erën e rëndë përgjegjëse janë proteinat e pranishme te ushqimet. Mishi, djathi pasi depozitohen te dhëmbet transformohen në lëndë të yndyrshme, një substancë me erë të keqe.Djathërat e butë janë përgjegjës për erëra më të këqija.
Ka edhe ushqime të tjera që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit që janë:
Qepët e njoma dhe të thata, hudhra, preshi janë armiqtë kryesorë, pasi kur absorbohen në organizem transformohen në substanca sulfuroze, përgjegjëse për erëra të këqija.
Erëzat orientale, nëse përdoren me shumicë, shtojnë problemin e erës së rëndë.
Tymi i duhanit është një prej shkaqeve kryesore të erës së keqe, kështu që ata që kanë probleme akute me erën duhet ta lënë menjëherë.
Mosrespektimi i regjimit ushqimor, ngrënia e rrallë e vakteve mund të përkeqësojë gjendjen, pasi për shkak të mungesës së kripërave, favorizohet zhvillimi i mikrobeve.
Por ka edhe këshilla për të përmirësuar problemin:
Për të eliminuar erën mund të bëni gargar pas cdo ushqimi. Nëse dëshironi gargarën mund ta bëni më lëng dëllinje të zier, më ujë më kripë, gargar me mente apo me lule livandoje.
Pak kafe në gojë neutralizon dhe gazrat me erë të rëndë që vijnë nga stomaku.
Sherbela e fresket është një zgjidhje e mirë, për të ndihmuar higjienën orale dhe për të mbajtur nën kontroll erërat e pakëndshme.
Ushqehuni me dridhëra integrale, zarzavate dhe fruta. Pini shumë ujë për të ndihmuar tretjen e ushqimeve.
Kur jeni jashtë shtëpisë cëmcakëzi me kripëra zinku, esenca të cajit jeshil apo karamele me agrume janë zgjidhja më e mirë.
Nëse pas drekës keni një takim të rëndësishëm, atëherë konsumo një sallatë më karrota të ziera, një mollë apo lëng portokalli.