Aridon Koxhaxhiku nga Struga synon t’i bëjë bashkë bizneset në Zvicër në një platformë elektronike, në të cilën i ka të punësuar pesë punëtorë.
Faqja daily-business.ch është platformë “online” që ka krijuar biznesmeni nga Struga për studentët, klientët, shitësit, punëtorët e pavarur dhe bizneset. Aridoni negocion “online” për ofertat ndërmjet klientëve dhe bizneseve, transmeton albinfo.
Në platformën daily-business.ch do t’i gjeni të gjitha firmat apo individët të cilët janë në kërkim të një vendi pune apo ndonjë shërbimi, në ndërtimtari dhe sektorë të tjerë.
Aridoni u ka mundësuar edhe biznesmenëve të gjejnë njëri-tjetrin.
Platforma është në dispozicion në katër gjuhë (gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht) dhe së shpejti do të jetë e pranishme në çdo vend evropian.
Ekipi i Aridonit, kryesisht të rinj të diasporës, po punon në zgjerimin e shërbimeve të tyre në fushat e biznesit.
“Kjo platformë ekziston gati qe një vit, kurse ‘online’ funksionon për tre muaj. Përkohësisht kemi të regjistruar më shumë se 20 mijë firma zvicerane”, thotë Aridoni.
Aridoni thotë se do të krijojë një zinxhir firmash, kryesisht zvicerane, por në të ardhmen ai pretendon ta zgjerojë angazhimin edhe në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Aridoni ka lindur në Strugë të Maqedonisë, ndërsa ka migruar si i vogël në Zvicër. Është rritur në kantonin e Cyrihut, ku edhe ka përfunduar shkollën e mesme ekonomike, ndërsa po i vazhdon studimet për ekonomi në Winterthur.