EkonomiaLajme

Suedia kërkon punëtorë, paga 2700 euro

www.zemra.orgSipas firmës konsulente Ernst & Young, paga mesatare bruto në Suedi është 32.769 € në vit, ose 2730 € në muaj.

Me qëllim për të thithur kuadër të përgatitur dhe profesional në fushat e sektorët që ka nevoje vendi Enti i Migracionit të Suedisë ka publikuar listën zyrtare të profesioneve më të kërkuara.Lista e profesioneve, për të cilat ka kërkesa të mëdha në Suedi, janë publikuar në internetit në faqen zyrtare të Institutit për Migracion, ndër të tjera, kërkohen profesionistët si infermiere, inxhinierë elektrike dhe teknikë elektrike, kuzhinierë, mekanikë, infermier, piktorë, bukëpjekës, kuzhinier ëmbëlsirash, hidraulik dhe dentistë.

Ndër profesionet e kërkuar janë edhe farmacistët, gjeodetët, inxhinierë civilë dhe teknikë, shoferë-instruktor, komercialistët, mjekët, mekanikë kamioni, mësimdhënës dhe mësues për shkollat fillore, pedagog për personat me nevoja të veçanta, psikologë, punëtorë në ndërtimin e hekurudhave dhe rrugëve, minatorë, xham punues, etj.

Në Suedi, kërkohen edhe profesione të tilla si mësues për aktivitetet të lira, këshilltarë për orientim në karrierë dhe profesional.

Nëse punëdhënësi në Suedi fton kandidatin në intervistë për punë, nga prej profesioneve të kërkuara, aplikimi për leje pune mund të dorëzohet nga Suedia në vend të kthimit të kandidatëve në atdheun e tyre.

Më shumë informacion në lidhje me profesionet e kërkuara mund të gjenden në faqen e internetit të entit për Migrim (Migrationsverket).

Sipas firmës konsulente Ernst & Young, paga mesatare bruto në Suedi është 32.769 € në vit, ose 2730 € në muaj.

Suedia është e njohur në botë për ekonomi të zhvilluar të orientuar nga eksporti. Industria e drurit, hidrocentralet dhe prodhimet mineraleve të hekurit paraqesin resurset kryesore të ekonomisë së këtij vendi të orientuar drejt tregtisë së jashtme. Industritë kryesore në Suedi janë prodhimi automjeteve motorike, telekomunikacioni, farmaceutika, makineria industriale, pajisjet industriale, mallra kimike, pajisje shtëpiake, makineri, prodhimet e hekurit dhe çelikut.

Në vitet e mëparshme, forma tradicionale e ekonomisë së modernizuar bujqësore kishte punësuar më shumë se gjysmën e krahut te punës në nivel kombëtar, ndërsa Suedia sot kryesisht zhvillon inxhinierinë, minierat, prodhimin e çelikut dhe industri të ngjashme që janë konkurruese në skenën ndërkombëtare ekonomike.

Suedia ka ekonomi shumë konkurruese me disa programe të gjerë sociale, të cilat financohen përmes tatimeve relativisht të larta të të ardhurave për të siguruar që të ardhurat do të shpërndahen deri tek të gjitha shtresat e shoqërisë. Ky model zakonisht quhet modeli suedez apo nordik.

Tags
Show More

Related Articles

Close