Protagonist i ngjarjes makabër është Isakin Jonsonn, 32 vjeç, i akuzuar për vrasjen e të fejuarës së tij. Sipas prokurorëve suedezë, ditën e vrasjes në qytetin Skovde ndërsa gruaja flinte, Jonsonn i ka prerë fytin dhe pastaj e ka ngrënë.
“Në fillim i kam prerë fytin, ka thënë – Jonsonn në gjykatë – pastaj shkova në kuzhinë për ta gatuar”. Në vendin e krimit policia ka gjetur një thikë, gërshërë dhe një sharrë.
Vrasësi-kanibal tha se nuk kishte asnjë arsye për të bërë krimin: “Ne ishim një çift me një të ardhme. Nuk kam dëgjuar asgjë të keqe rreth të fejuarës time”.