KosovaLajmePolitika

Atifete Jahjaga propozohet për presidente të Kosovës

Pasi që Behgjet Pacolli ka hequr dorë nga ri-kandidimi i tij për postin e presidentit, kandidate për postin e kreut të vendit do të jetë Atifete Jahjaga.

Kjo është bërë e ditur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media. Me kete rast kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja ndërmjet pozitës dhe opozitës për daljen e vendit nga kriza politike.

Ai këto komente i bëri sonte në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, Behgjet Pacollin dhe ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Christopher Dell. /Kosovapress/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button