www.Zemra.Org

Sulmi në zemër më i rrezikshëm në mëngjes

Sulmi në zemër është shumë më i rrezikshëm për 20 për qind në orët e mëngjesit se në cilëndo kohë të ditës, tregon hulumtimi i Qendrës Nacionale për Hulumtime Kardiovaskulare në Madrid.

Tensioni i gjakut është më i larti në mëngjes, ndërsa më i ulëti natën. Hormonet si kortizoli, i cili rrit nivelin e sheqerit në gjak, po kështu koncentrimin më të madh e ka në orët e hershme të mëngjesit.

Ata që kanë përjetuar infarkte ndërmjet orës 6 të mëngjesit dhe të paradites, kanë pasur dëmtime për pesë herë më të mëdha sesa ata që e kanë përjetuar më vonë, gjatë ditës. Profesionistët besojnë se kjo është pasojë e ndryshimit të tensionit të gjakut, të nivelit të hormoneve dhe të metabolizmit, që shfaqen në momentin e zgjimit nga gjumi.

Exit mobile version