Kronika e ZezeLajmeMaqedonia
Sulmohen stacionet policore në Tetovë dhe Kumanovë
Në një interval kohorë prej një orësh janë sulmuar dy stacione policorë në vend. Bëhet fjalë për stacionet policorë në Kumanovë dhe Tetovë.
Në Kumanovë jo-zyrtarisht mësojmë se stacioni policorë është sulmuar me bombë kashikara, megjithatë nuk ka informata për viktima në njerëz.
Edhe stacioni policor në Tetovë ka qenë cak i sulmit me bomba. Raportohet se bombat kanë shpërthyer brenda objektit të policisë. Gjithashtu raportohet se nuk ka viktima në njerëz, por se është shkaktuar vetëm dëm material.