Policia austriake ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë i cili është i denjë për rekord negativ Ginesi – brenda dy viteve ai ka vjedhur 138 vetura në qytete të ndryshme të Austrisë.
Mediat në Vjenë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksion të suksesshëm policor, duke e përshkruar kriminelin nga Maqedonia si “peshk i madh”, transmeton edicioni elektronik i gazetës “Lajm”.
“Policia austriake, ka arkëtuar në konto, një peshk relativisht të madh: Autoritetet policore austriake, tanimë kanë arrestuar një hajdut profesional makinash – një shetaas maqedonas i cili ka vjedhur 138 vetura. Sipas autoriteteve, ai ë shënjestër ka patur kryesisht markat gjermane të makinave”, shkruan një e përditshme vjeneze, duke informuar për rastin në fjalë.
Dyshohet se bëhet fjalë për anëtar të një bande ndërkombëtare. Përfaqësuesit e autoriteteve policore austriake ishin të kujdesshëm gjatë shpalosjes së hollësive rreth rastit në fjalë.
Vjedhjet e ‘superhajdutit’ dyshohet të jenë realizuar gjatë dy viteve të fundit. “Dëmi i shkaktuar nga vjedhjet duhet te jetë shumë i lartë “, ka thënë Roman Hahslinger, zëdhënës i policisë austriake të Vjenës.
Sipas statistikave të autoriteteve policore, grupet e kriminale përbëhen kryesisht nga shtetas serbë, hungarezë, polakë, lituanezë dhe Çekë, ku përfundojnë makinat, e vjedhura.