VIP
Swift, milionerja kursimtare
Këngëtarja më e famshme në botë e muzikës “country”, Taylor Swift, ka një pasuri mbi 50 milion dollarësh, por përsëri vazhdon të shohë çmimet në supermarket.
”Daily Mail” publikoi fotografitë e 21-vjeçares, të veshur me një fustan veror, ndërsa shëtiste në korridoret e një supermarketi dhe kontrollonte me radhë çmimet, në mënyrë që të identifikonte mallrat më të lira.
Fituese e shumë çmimeve muzikore në vitin 2010 dhe me një album shumë të suksesshëm që vazhdon të shesë mbi një milion kopie në javë, Swift tregoi se e njeh mirë vlerën e vërtetë të parave.