Në vitin 2008, Stallone luajti në vazhdimin e katërt të “Rambo”, mirëpo tash i ka thënë MTV-së se është duke e përgatitur edhe pjesën e fundit të filmit.
“Për Rambon mund të tregohen edhe shumë gjëra. Ai më në fund do ta kuptojë se cili është fati i tij i vërtetë”.
“Ai nuk do të bëhet fermer, por do të shkojë në mënyrë heroike dhe me nam. Kjo është ajo që ai është. Unë tash po punoj në skenarin, i cili do t’ia mundësojë këtë”, ka deklaruar Stallone.