KosovaLajmePolitika

Tadic privatisht e njeh Kosovën

Një tjetër dokument interesant del në pah, i botuar nga Wikileaks, dokument i cili mban datën 1 shtator, 2006. Në atë kohë, ambasadori amerikan, Michael Polt, u tregon eprorëve të tij dallimet në mes të presidentit serb, Boris Tadic dhe kryeministrit të asaj kohe, Vojislav Kostunica, duke shtuar se Tadic, privatisht e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Tadic tenton që çështjeve kyçe t’i qaset me më shumë realitet dhe me qasje pro-perëndimore. Për dallim nga Kostunica, presidenti serb i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve amerikano-serbe; ai privatisht njeh realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe është i përqendruar në ‘ditën pas’ zgjidhjes së problemit të Kosovës; ai haptazi kërkon arrestimin e Ratko Mladicit dhe haptazi mbështet anëtarësimin e Serbisë në NATO”, kishte deklaruar ambasadori Polt, raporton Zëri.

Si çështje kyçe në dallimet në mes të qëndrimeve të Tadicit dhe Koshtunicës, Polt përmend Kosovën, krimet e luftës, marrëdhëniet ndaj Malit të Zi, NATO-n dhe SHBA-të.
Në këtë mënyrë, Ambasadori amerikan thekson se për dallim nga kryeministri Kostunica, i cili refuzon të njohë si publikisht ashtu edhe privatisht pavarësinë e Kosovës, Tadic privatisht e njeh rëndësinë e përgatitjes së momentit të shkëputjes së Kosovës dhe është përpjekur të fitojë sa më shumë që është e mundur për Serbinë dhe për serbët e Kosovës.

“Edhe pse publikisht duhet ta ndjek vijën qeveritare dhe t’i qëndrojë prapa Kostunicës, qëllimi i tij është që ta pranojë pashmangshmërisht pavarësinë e Kosovës dhe ta ndihmojë vendin e tij të shkojë përpara drejt integrimeve euro-atlantike”, ka përfunduar Polt.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button