KosovaKronika e ZezeLajme

Ia vuri zjarrin shtëpisë për shkak se nuk fliste me djalin

zjarPolicia e Kosovës ka njoftuar se M. Qoqaj i ka vu zjarrin katit përdhes të shtëpisë së tij, ku banonin djali i tij dhe anëtarët e tjerë të familjes, megjithatë zjarri e la edhe pa katin e sipërm të shtëpisë ku ai banonte.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 minuta të mëngjesit në një shtëpi në Lagjen “Dardania” në Prizren. ka shpërthyer një zjarr i cili ka shkrumbuar një shtëpi dy katesh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti i zjarrfikësve, Njësiti i KEK-ut dhe hetues policorë me krim teknikë.

“Sipas hetimeve fillestare që i ka kryer policia e Prizrenit, thuhet se i dyshuar për zjarr vënie është vet pronari i shtëpisë M. Qoqaj i cili banonte i vetëm në katin e sipërm të shtëpisë, ndërsa djali i tij dhe anëtarët tjerë të familjes banonin në katin përdhes. Qëllimi i të dyshuarit me gjasë kishte qenë djegia e katit të parë por jo edhe e të dytit, mirëpo stihia e zjarrit e ka kapluar tërë shtëpinë. Ekziston dyshim i bazuar se i dyshimti me vetëdije e ka iniciuar zjarrin për shkak të raporteve të këqija me të birin dhe anëtarët tjerë të familjes”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Kurse, në momentin kritik, për fat nuk ndodheshin familjarët në shtëpi. Për rastin është konsultuar prokurori, i cili ka sugjeruar që rasti t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt, ndërsa i dyshuari është lënë i lirë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button