LajmeMaqedonia

Do ta bëjmë Maqedoninë Shqiptare

Rilindja Demokratike Kombëtare, aktivitetet e veta parazgjedhore, të shtunën i vazhdoi në fshatrat e komunës së Vrapçishtit, ku banorëve të kësaj ane ua prezantoi platformën politike dhe kandidatët për deputetë në Njësinë zgjedhore numër gjashtë. Tubime u organizuan në Senakos, Gradec dhe Negoitnë, ndërkaq vizita pati thuajse në gjitha fshatrat për rreth.

“RDK është një lum që nuk ndalet. RDK nuk është formuar para dy muajsh, por ajo ka qenë me ju gjithmonë në vitin 1981, 1991, 1994, 1997, 2001, 2009 dhe përfundimisht 2011 ajo del publikisht që ti jep një rrugë të mbarë popullit shqiptar. Në RDK ka njerëz të ri të cilët dinë të ballafaqohen me dije dhe me guxim, jo me shqiptarët por me maqedonasit dhe ndërkombëtarët, atje ku vendoset fati ynë”, theksoi Osmani.

“Këto zgjedhje do të kthejnë krenarinë tonë. Në vitin 2001 përkrahën një shpresë se nuk do të na përsëritet e vjetra. Tani në vitin 2011 themi se ngelëm aty ku ishim në vitin 1981 dhe 1991. Ata bënë korrupsion, krim politik, keqpërdorën mandatin që ju ua dhatë, ata humbën rrugën e tyre politike. Sollën edhe kryetaren e Kosovës para dy ditësh, se gjoja ajo mbështet partinë e tyre, duke anashkaluar faktin se mandatin e jep populli shqiptar në Maqedoni, ndërsa populli atë mandate do t’ia jep RDK-së”, potencoi Osmani.

Ai tha se RDK nuk garon që t’i mundë oponent politik shqiptarë, sepse ata janë të mundur vetë. “Ne garojmë që t’i fitojmë kundërshtarët tanë maqedonas dhe kryeministrin e Maqedonisë ta bëjmë shqiptar. Duke qenë bashkë shqiptarët pas këtyre zgjedhjeve të bashkojmë mandatet politike dhe ashtu ne të vendosim se cila parti maqedonase së bashku me ne do të formojë qeverinë”, nënvizoi Osmani.

“Vetëm kështu do ta bëjmë Maqedoninë shqiptare. Vota juaj do të jetë një udhërrëfim që ne kurrë të mos i përsërisim gabimet e të tjerëve,. Prandaj ju ftoj që më 5 qershor të rikujtoni 20 vitet e kaluara të dështimeve politike dhe të mos ua jepni mandatin atyre që na lanë në këtë gjendje. Këtë do ta bëni duke rrethuar numrin 17, numrin I cili do të na I kthejë dinjitetit dhe krenarinë kombëtare”, tha në fund të fjalimit të tij lideri i RDK-së Rufi Osmani.

Në takimet dhe tubimet me banorët e fshatrave të komunës së Vrapçishtit folën edhe kandidatët për deputetë në Njësinë zgjedhore numër 6 nga radhët e RDK-së.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button