Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Incident i ri, dy nxënës në spital

Dy nxënës maqedonas kanë përfunduar në spital, nga  lëndimet e marra pas një sulmi që ndaj tyre kanë kryer një grup të rinjve shqiptarë në një autobus në lagjen Gjorçe Petrov. Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski bëri të ditur se rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje dhe se dy të lënduarit janë transferuar në qendrën emergjente në Spitalin e Shtetit.

Edhe pse Kotevski ka refuzuar të tregojë identitetin dhe përkatësinë e tyre etnike, mësohet se bëhet fjalë për nxënës maqedonas, të cilët janë sulmuar nga një grup i të rinjve shqiptarë.

Ky ka qenë vetëm një nga incidentet që kanë pasuar në shenjë hakmarrje për shkak të incidentit që të mërkurën në mbrëmje ndodhi në lagjen “Kisella Vodë” ku mbi 20 huliganë maqedonas kanë sulmuar 15 nxënës shqiptare, prej të  cilëve 5 përfunduan në spital.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button