Kronika e ZezeLajme

Suedia në shok, 32 vjeçari vret të fejuarën dhe e ha

Kanë bërë shoping së bashku përpara se ai ta vriste dhe ta hante. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Suedi, ku një 32 vjeçar vrau të fejuarën e tij dhe pastaj e ka ngrënë.

Protagonist i ngjarjes makabër është Isakin Jonsonn, 32 vjeç, i akuzuar për vrasjen e të fejuarës së tij. Sipas prokurorëve suedezë, ditën e vrasjes në qytetin Skovde ndërsa gruaja flinte, Jonsonn i ka prerë fytin dhe pastaj e ka ngrënë.

“Në fillim i kam prerë fytin, ka thënë – Jonsonn në gjykatë – pastaj shkova në kuzhinë për ta gatuar”. Në vendin e krimit policia ka gjetur një thikë, gërshërë dhe një sharrë.

Vrasësi-kanibal tha se nuk kishte asnjë arsye për të bërë krimin: “Ne ishim një çift me një të ardhme. Nuk kam dëgjuar asgjë të keqe rreth të fejuarës time”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button