KosovaKronika e ZezeLajme

Zbulohen motivet per vrasjen ne Has, nga dasma në mort vëllai vret vëllanë për parkim (Video)

Një dasma të gjithë të pranishmit i janë drejtuar ceremonisë së mortit pasi vëllai vrau vëllanë për parkimin e makinave.

Sipas mediave Kosovare si dhe autoriteteve zyrtare njëri vëlla ka lejuar tjetrin që makinat e dasmës të parkohen në një pronë të përbashkët. Por me këtë nuk është pajtuar vëllai i tretë.Incidenti është shënuar në momentin kur krushqit kanë hyrë në oborr ndërkohë që shkak i vrasjes dyshohet të jetë mosmarrëveshja ndërmjet vëllezërve

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Krajk të Hasit dhe viktima është Kujtim Likaj. Kurse i plagosur rëndë në këtë krim dasme është djali i tij dhe dy vëllezërit e tjerë të së njëjtës familje. Ata janë dërguar në spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore. Autor i dyshuar i ngjarjes është vëllai i viktimës Kujtim Likaj.

dasma

Zyrtarisht, lajmi u konfirmua nga autoriteti policor. “Mund të konfirmoj se sot rreth orës 14:30, kemi marr një informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Krajk të Hasit dhe ku menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ambulancën. Si pasojë e një konflikti familjar, një person ka mbetur i vdekur dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Nga i njëjti konflikt kanë mbetur të plagosur katër persona. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit i cili po merret me rastin”, – deklaroi zyrtari policor lokal Vesel Gashi.- shkruajnë mediat kosovare

Show More

Related Articles

Back to top button