LajmeMaqedonia

Kapen dy peruanë me 60 qese drogë në stomak

Dy shtetas peruanë janë arrestuar pasditen e së mërkurës në Aeroportin e Shkupit ”Aleksandri i Madh”, me dyshimet se në stomakun e tyre po bartnin drogë.

Sipas policisë, menjëherë pas ndalimit të tyre, ata janë dërguar në Klinikën e Shkupit, ku pas regjistrimit në rëntgen është konstatuar se në stomak kishin mbi 60 pako drogë.

Jozyrtarisht u theksua se bëhet fjalë për lëndë narkotike kokainë në gjendje të lëngët, ku nga përpunimi i tyre i mëtejmë nxirren sasi më të mëdha të drogës.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës do të zbardh detaje të reja mbi kapjen e dy shtetasve peruanë dhe përfshirjen e tyre në një rrjet ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button