VIP

Motrat Koci sfidante edhe në look

Përveçse na surprizojnë dita-ditës me prurjet e tyre në muzikë, motrat e suksesshme të skenës shqiptare, Greta dhe Eni Koçi vijnë nga hera në herë me një look shumë të kuruar.

Të tilla ishin edhe gjatë festës së Noizy-t dhe siç i shihni në këtë foto, ndonëse të ndryshme në stil, janë përpjekur të sfidojnë njëra-tjetrën për nga mënyra se si janë veshur. Greta ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve me fustanin e saj të´shkurtër, i cili tregonte trupin e tonifikuar të këngëtares.

Nga ana tjetër, Eni me veshjen e saj sportive, në përputhje të plotë me moshën e këngëtares, ka ardhur shumë interesante në sytë e fansave, të cilët vrapuan për t’i kërkuar autografe sapo ajo e la skenën.

Sa i përket karrierës muzikore, të dyja motrat do të sjellin këngë të reja këtë verë, madje Greta i ka përfunduar tanimë xhirimet për videoklipin e saj më të ri nën titullin “Milionere e Parë”. Kënga është me shumë ritëm dhe mendohet se do të jetë një superhit veror, sikundër edhe klipi që është i realizuar në detaje…

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button