Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Gostivar: Plumbat qorrë dëmtojnë 2 vetura

lajme2Në dy incidente të ndara mbrëmë në qendër të Gostivarit, dy automjete janë dëmtuar nga plumba qorrë, të qëlluar me siguri në një argëtim familjar.

Sipas MPB-së, në incidentin e parë që ka qëlluar mbrëmë, është dëmtuar xhami prapa i “Audi A4” i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Mlladen Simonovski”.

Nga një predhë e gjuajtur nga armë zjarri, është dëmtuar edhe “Volksfagen-pasat”, të cilën pronari e ka parkuar në rrugën “Major Çede Filipovski”. Plumbi qorr e ka thyer xhamin e prapmë.

Pas denoncimeve janë kryer ekspertiza, ndërsa policia ndërmerr masa për zbulimin e kryerësit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button