LajmeMaqedoniaPolitika

Tetë aktpadi penale kundër ish kryetarit Nevzat Bejta

Kryetari i komunës së Gostivarit prof.dr.Rufi Osmani i bëri publike sot tetë aktpaditë e ngritura kundër ish kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Aktakuzat penale të ngritura kundër ish kryetarit Bejta që u dorëzuan në Gjykatën Themelore të Gostivarit janë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, që kanë të bëjnë me nxitje dhe lejim të ndërtimit të objekteve të egra, prishjen e objekteve me dëm të shkaktuar buxhetit komunal, avancim jolegal të taksave komunale, mosarkëtim të tatimit në pronë, lëshim kundërligjor të dokumenteve dhe keqpërdoirm të mjeteve financiare.

Siç bëhet e ditur, disa nga veprat penale për të cilat ngarkohet ish kryetari i komunës Nevzat Bejta, i ka kryer në bashkëpunim të ngushtë me ish drejtorin e NP “Gostivar” me inicialet R.J. dhe ish udhëheqësin e Sektorit të urbanizimit me inicialet Q.K. Krahas këtyre tetë aktpadive, aktpadi është ngritur edhe kundër personit me inicialet T.J.D., e punësuar në Sektorin e urbanizmit.

“Se bëhet fjalë për një veprim nga pozicionet e mafisë urbane, argumentojnë kontratat e lidhura nga ndërmarrja publike me të cilat qytetarët detyrohen të paguajnë avanc për komunalie për objekte të egra. Nga ana tjetër me prishjen e objekteve të përkohshme dhe objekteve tjera, ish udhëheqësia komunale ka dëmtuar buxhetin e komunës për 1.810.900 euro. Në mandatin e personit me inicialet N.B. nuk janë marrë kurrfarë aktivitetesh ligjore për arkëtimin e tatimeve në pronë, me çka komuna është dëmtuar për 824.800 euro, që do të thotë se dëmi i përgjithshëm të cilën personi N.B. ia ka shkaktuar komunës së Gostivarit, në total, kap shifrën prej 2.635.700 euro”, deklaroi kryetari Osmani.

Ai gjithashtu ceku se ish kryetari i komunës Nevzat Bejta, ka keqpërdorur mjetet financiare të transferuara nga Ministria e transportit dhe lidhjeve në lartësi prej 4 milion eurosh, që kanë qenë me destinim të precizuar, me çka në emër të kamatave, komunës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 300 mijë eurosh.

Në lidhje me aktakuzën kundër furnizuesit me naftë të shkollave në Komunën e Gostivarit, kryetari Osmani bëri të ditur se kjo ndërmarrje u përzgjodh në tenderin e hapur ngaqë ofroi çmim më të ulët prej 17% dhe afat kohor të pagesës prej 5 vitesh.

“Kjo ndërmarrje ka faturuar sasi më të madhe të naftës krahasuar me sasinë që ka shkarkuar. Ka bërë manipulim gjatë matjes së naftës së furnizuar, si dha ka manipuluar me koeficientin e konvertimit të tonelatave në litra”, theksoi Osmani duke precizuar se kompania “Alma Komerc” nga Negotina, i ka vjedhur komunës së Gostivarit 55.390 litra naftë, duke shkaktuar dëm prej 2.172.000 denarë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button