LajmeMaqedonia

Adnan Suma, falcifikatori i letërnjoftimeve bashkë me Gruevskin (FOTO)

I dyshuari për falsifikimin e llogarive bankare, pasaportave bullgare dhe letërnjoftimeve të falsifikuara  Adnan Suma shihet edhe me kryeministrin Gruevski.

Gruevski-1

Sot mediumet proqeveritare nxorën disa fotografi të Adnan Sumës me Oliver Spasovskin duke hedhur edhe dyshimet e para për një skemë të LSDM-së.

Pas kësaj fotografie tani nuk dihet se kush ka porositur letërnjoftime Spasovski apo Gruevski?

Ndryshe të dyshuarit  kishin falsifikuar pasaporta bullgare me emrat e funksionerëve qeveritar. Qëllimi i tyre ka qenë që të publikohen para zgjedhjeve që të ndikojë tek votuesit. Në kompjuterët e të arestuarve janë gjetur edhe llogari bankare nga bankat zvicerane. Qëllimi ka qenë që të vendosen emrat e funksionerëve shtetërorë dhe shumat e milionave.

Pastaj këto falsifikime t’u dërgohen mediave që të akuzohen funksionarët qeveritarë se kanë transferuar shuma të majme jashtë vendit. Krahas aferës me letërnjoftime që e ka zbuluar policia, kty grup qëndron edhe tek afera e pasaportave. Bashkë të dy aferat i ka zbuluar gazetari i njejtë i Fokusit.

Interesi i publikimeve të aferave, gazetari i Fokus ka marë cmim nga Unioni Europian në Maqedoni dhe nga Instituti i mediave. Të tre të dyshuarit janë njerëz të LSDM. I pari Zahir Bekiri i quajtur Caush vazhdimisht u shfaqeshte tek takimet e opozitës. Në profilin e tij mund të shihen foto me ministrin e brendëshëm Oliver Spasovski.

Bashkëshortja e tij është e punësuar në ndërmarjen parkingjet në komunën Qendër ku drejtor është Sasha Bogdanovic. Jozyrtarisht Bekiri pasiqë është arestuar është transportuar në burg. I dyshuari i dytë është vëllai i tij Imer Bekiri, atij i është marë pasaporta si masë sigurie.

 

adnan-640x360

I treti është Adnan Suma që gjithashtu ka qenë pjesë e strukturave të LSDM. Edhe ai ka foto me Oliver Spasovskin. Afera e falsifikimit sot nuk është gjetur në buletinin e Ministrisë së brendëshme. Ministri Spasovski nuk është shfaqur në publik.

Ekzistojnë mundësitë që dokumentet e falsifikuara kanë qenë me qëllim që të njollosin funksionarë të lartë si Sasho Mijalkov, Martin Protugjer, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Zoran Stavreski, Nikola Todorov, Antonio Miloshoski, Nikola Poposki etj.

Përvec funksionarëve të VMRO, janë gjetur edhe emra të funksionarëve të lartë të BDI-së. ky grup me fabrikime të rejshme ka pasur qëllim që të dëmtojë partinë në pushtet dhe funksionarët e saj.

Show More

Related Articles

Back to top button