Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Therren 3 gostivaras gjatë një rrahje

thikaNjë rrahje e ashpër në qytetin e Gostivarit mbrëmë, ka përfunduar me tre persona të therur dhe një rëndë të lënduar në kokë.

Sipas njoftimit të MPB-së Tetovë, rrahja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.30 në rrugën “JNA”. Me këtë  rast ishin konfrontuar fizikisht dy grupe të rinjësh, të moshës 19-24 v. Njëri grup kishte 6 veta, ndërsa tjetri më pak.

Në polici, për momentin, janë arrestuar tre veta nga grupi pesëanëtarësh. Policia edhe më tej po punon në zbardhjen e detajeve të rastit në fjalë.

Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 22:30 janë rrahur A.D (24), J.S (23), N.L (22), L.B (23), M.D (24), E.A (19) nga njëra anë dhe N.A (22), F.I (23), A.J (22) dhe E.A (19).

Lëndime më të rënda ka marë A.D, J.S dhe dhe N.L.

Nga MPB, për momentin, janë arrestuar tre veta N.A (22), F.I (23), A.J (22) nga grupi katëranëtarësh.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button