BotaLajme

Ndërtesa më e lartë në botë ‘Burj Khalifa’ në Dubai, stoliset me flamurin shqiptar për 28 Nëntor

Një tjetër urim i veçantë i ka ardhur Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë 108-vjetor të Pavarësisë.

Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi.

Siç shihet në videon dhe fotot e mëposhtme, flamuri kuqezi ka dominuar Dubain për disa minuta.

Kjo edhe është një ndër ndërtesat më të larta në botë.

Burj Khalifa ka 163 kate, shumica e të cilave janë të zëna nga ambientet e zyrave, hotelet dhe restorantet e disa kate janë të rezervuara për apartamente banimi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button