FutbollSport

Spanja në gjysmëfinale ndaj Portugalisë

Spanja ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 2:0 ndaj Francës, për të siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale ndaj shtetit fqinj të saj, Portugalisë.

Sfida filloi e baraspeshuar, me strategët që bënë ndryshimet e tyre të mëdha për këtë ndeshje të madhe.

Tores nuk e filloi fare takimin, ashtu sikurse Nasri dhe Mexes në anën tjetër.

Ndeshja filloi shumë e baraspeshuar, me Spanjën që e dominoi atë në posedim. E varfër nga aksionet, sfida ndryshoi kur një pasim të mirë të Iniestas e shfrytëzoi Jordi Alba, që la në tokë Debuchyn për të harkuar për Xabi Alonson, i cili me kokë shënoi bukur për 1-0 (19’).

Spanjollët vazhduan me dominimin, por pa raste konkrete, teksa nga ana tjetër gjithë ajo që bënë francezët ishte një goditje e rrezikshme nga Cabaye nga gjuajtja e lirë standarde. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.

Fraksioni i dytë vazhdim i pjesës së parë. Një lojë monotone filloi të shoqëronte të pranishmit, teksa Spanja bezdiste jo vetëm ata, por të gjithë dashamirët e futbollit.

Franca nuk ishte kërkah as në këtë periudhë dhe as që tentoi, pasi Spanja ishte e pa përballueshme. Gjithë ajo që bënë francezët, pos zëvëndësimeve, ishte një goditje me kokë nga Debuchy, që përfundoi mbi portën e Casillasit.

Një penalti në fund u akordua për Spanjën, të cilën e konkretizoi Xabi Alonso (90’) për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Kështu në gjysmëfinale Spanja do të duhet ta ndryshojë lojën e saj monotone, por tejet efektive, pasi do të ketë punë me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, që deri tani, ka shkelur pothuajse çdo kundërshtar.

_______________________________________________________________

Spanja (4-3-3): Casillas; Arbeloa, Ramos, Pique, Alba; Busquets, Xabi Alonso, Xavi; Iniesta, Silva, Fabregas

Franca (4-4-1-1): Lloris; Reveillere, Rami, Koscielny, Clichy; Debuchy, M’Vila, Cabaye, Malouda; Ribery; Benzema

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button