EkonomiaLajmeShqiperia

Rriten pagat dhe pensionet në Shqipëri, ja sa përfitojn të moshuarit

rritje-pagashPagat dhe pensionet do të rriten edhe këtë vit. Ndryshe nga disa njoftime në media, që kishin paralajmëruar tërheqje të qeverisë “Berisha” nga angazhimi i saj tetëvjeçar, ka qenë vetë kreu i ekzekutivit që ka lajmëruar në Facebook vendimin e palëkundur për të zbatuar deri më një premtimin e marrë para shqiptarëve që në fillim të mandatit të tij të parë dhe në vazhdim.

Edhe Ministria e Financave njoftoi zyrtarisht se vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve do të hynte në fuqi duke filluar nga 15 korriku dhe jo më 1 korrik, siç parashikohej dhe do të ketë efekt prapaveprues. Sipas rregullit buxhetor dhe ligjeve në fuqi, rritja e pagave dhe pensioneve duhet të ndodhë, pavarësisht vullnetit politik apo pamundësisë financiare të qeverisë, në të paktën sa niveli i inflacionit, që mesatarisht është rreth 2.5 për qind. Më parë ka qenë Kryeministri Sali Berisha, i cili tha se rrogat dhe pensionet do të rriten. Sipas projektvendimit, rritja llogaritej duke nisur nga 2 deri në 5 për qind, sipas kategorive, ku për nivelin e lartë të drejtuesve të shtetit nuk do të kishte shtesa, kurse përfitimin më të madh do ta kishin punonjësit me pagën më të ulët. Fondi i parashikuar nga qeveria për rritjen e pagave dhe pensioneve llogaritet 2.5 miliardë lekë.

Ekspertët e Ministrisë së Financave kanë tashmë gati projektvendimin, ku është përcaktuar rritja e pagave si dhe pensioneve sipas sektorëve dhe kategorive, rritje e cila pritet të jetë nga 1 deri në 5%. Pagat e larta do të rriten vetëm me 1%, ndërsa pagat e ulëta 5%. Sipas projektvendimit të Ministrisë së Financave, paga minimale nga 21 mijë lekë do të shkojë në 22 mijë lekë, duke pësuar një rritje prej 5%.

Paga mesatare, që tani është 51.3 mijë lekë, do të arrijë në 52. 8 mijë lekë, duke pësuar një rritje prej 3%. Sektori i arsimit dhe shëndetësisë pritet, sipas këtij projekt-vendimi, të ketë rritjen më të madhe të pagës, kjo rritje është parashikuar të jetë 3-4%.

Efekti financiar i rritjes së pagave dhe pensioneve është parashikuar me miratimin e buxhetit të vitit 2013, në zërat “politika të reja pagash” me vlerë 1 miliardë lekë, dhe politika të reja pensionesh në vlerë 1.5 miliardë lekë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button