LajmeShqiperia

Durrës, sekuestrohen 300 kg kanabis

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge në port. Plot 300 kilogramë kanabis është mundur të sekuestrohet në këtë aksion të policisë kufitare të Durrësit.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, lënda narkotike e llojit kanabis sativa u gjet në një kamion me targa gjermane, i cili do të udhëtonte drejt Barit me tragetin e linjës.

Ndërkaq, është ndaluar edhe drejtuesi i kamionit, shtetasi Tushmir Lleshi, 29 vjeç. Nuk dihet origjina e drogës, ndërsa për destinacionin mendohet se ka qenë Gjermania, duke qenë se dhe targat e kamionit ishin gjermane.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button