BotaLajme

Austri, asnjë gjurmë nga shqiptarja e zhdukur para dy muajve

Ngjarje shumë e rëndë për fëmijët. Ajo ishte përgatitur të shkojë në punë dhe nuk u kthye më kurrë.

Që nga 16 tetori i këtij viti, kamerierja Flora Avdylaj (28) u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Tani, para festave të Vitit të Ri, për dy fëmijët do të jetë jashtëzakonisht rëndë. Ata rregullisht pyesin për nënën e tyre. Edhe gurabitë e shijshme të pjekura nga tezja Shpresë, nuk janë me aromë të këndshme për ta. Tashmë 70 ditë, kamerierja Flora Avdulaj nga Wien-Fünfhaus është zhdukur pa kurrfarë gjurme, ndërsa fëmijët Avdyli (3) dhe Anisa (6), nuk mund të pajtohen kurrsesi me këtë ngjarje. “Desha tu pjekë diçka fëmijëve, por Anisa më tha se nuk janë të pjekura siç i bënte mami”, rrëfen tezja Shpresa Dekaj (35), e cila tani duhet të përkujdeset për fëmijët. Me profesion shitëse, ajo po mundohet të gjejë në çfarëdo mënyre ndonjë satisfaksion për fëmijët, që festat e Vitit të Ri t’i kalojnë sa më mirë. “Gjatë kësaj jave unë do t’i marr me vete për të blerë dhurata për Vitin e Ri”, vazhdon Shpresa me lot në sy. Por, Avdyli dhe Anisa kanë nevojë për më shumë argëtim. Ata kurrsesi nuk mund të pajtohen se nëna e tyre nuk është me ta: Mami është për vizitë në Kosovë”, beson Anisa e vogël.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button