VIP

Victoria i del në ndihmë Evas

Victoria Beckham është maksimalisht e përkushtuar që ta ndihmojë miken e saj Eva Longoria që të tejkalojë vështirësitë pas ndarjes nga bashkëshorti Tony Parker.

Eva Longoria është ndarë pak ditë më parë nga Tony Parker dhe tashmë ka filluar të vijë përkrahja për seksi aktoren, me Victorian e cila nuk po mund ta shohë mikeshën e saj të pikëlluar.

“Victoria është angazhuar maksimalisht që të lënë çdo gjë mënjanë dhe të relaksohen si dy vajza të reja. Victoria i ka dhënë disa fustane seksi për të dalë nëpër festa të ndryshme së bashku”, u shpreh një burim i gazetës Daily Star.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button