KosovaKronika e ZezeLajme

Sulm fizik ndaj një të riu shqiptar në veri të Mitrovicës

Një person, E. Dansefaj (1990), i përkatësisë etnike shqiptar, sulmohet fizikisht nga grupi i personave ende të paidentifikuar në veri të Mitrovicës.

Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 21:20, në rrugën “Mbreti Petër”, përkatësisht në afërsi të lokalit “Padrino”, në veri të Mitrovicës. Patrulla Policisë së Kosovës e kishte pranuar informatën nga qendra operative komunikuese.

Njësiti policor i cili ka reaguar në vend të ngjarjes, ka kërkuar për prova të mundshme materiale dhe për dëshmitarë të mundshëm, ndërsa viktima e këtij rasti ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë, për ndihmë mjekësore.

Viktima 22 vjeçar është takuar me shenja të dukshme të lëndimeve, përkatësisht gërvishtje në fytyrë dhe dhëmbë të thyer, të shkaktuara nga sulmuesit.

Sipas viktimës së rastit, grupi i sulmuesve të panjohur kanë sulmuar të njëjtin, pa ndonjë pretekst derisa i njëjti ishte në shoqërim të tre personave të tjerë, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptare, por tre të tjerët kishin arritur që t’i shmangen rrezikut nga sulmi fizik i sulmuesve, duke u arratisur në jug të Mitrovicës.

Lëndimet e viktimës, të pranuara gjatë sulmit fizik, për shkak të dëmtimit të dhëmbëve, konsiderohen si lëndime të natyrës së rëndë, por jo serioze, të konstatuara në bazë të raportit mjekësor.

Nuk është raportuar për të arrestuar deri më tani.

Rasti është regjistruar si vepër kriminale “sulm fizik dhe lëndim i rëndë trupor”, i motivuar mbi paragjykime dhe nga jotoleranca të urrejtjes etnike, ndërsa besohet se veprimet e tilla janë të organizuara nga grupe të strukturuara të rinjve të përkatësisë etnike serbe.

Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë ka kërkuar nga stafi udhëheqës i stacionit policor veri në Mitrovicë, që të trajtoj me prioritet identifikimin dhe arrestimin e sulmuesve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button