VIP

Dafina së shpejti me këngë të reja

Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur në krijimet e reja muzikore. Këngëtarja kosovare gjatë një interviste për “InfoPress” ka treguar se ka një mori angazhimesh aktuale në shumë këngë që priten të lansohen së shpejti.

“Aktualisht kam shumë angazhime, kam shumë koncerte nëpër vende të ndryshme, si në vend ashtu edhe jashtë vendit dhe jam duke kaluar momente të mrekullueshme kur po interpretoj për fansat e mi”.

“Jam duke incizuar këngë të reja, jam duke përgatitur shumë gjëra të reja, të cilat do të lansohen kur gjithçka të jetë e gatshme”, ka pohuar Dafina.

Këngëtarja duket se tash për tash u ka thënë jo dueteve. “E sa u përket bashkëpunimeve, tash për tash nuk e kam në plan të realizoj ndonjë të tillë”, ka përfunduar Dafina.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button